Platini flet sërish: Më trajtuan sikur të isha Al Kapone

‘Më trajtuan si Al Kapone. Më përkufizuan një falsifikator, të korruptuar, një person që pastron paratë-kështu është shprehur Mishel Platini, ish presidenti I UEFA në një intervistë për France Info teksa komentoi skualifikimin prej 4 vitesh që u mbyll në 7 tetor që iu dha nga FIFA që e përjashtoi atë nga bota e futbollit për një kohë të gjatë.

Ish nr.10 I përfaqësueses franceze tregoi se kishte raste që dilte nga shtëpia  duke vënë një berretë në kokë dhe syze të errëta që të mos e njihnin.

‘Kam jetuar momente të vështira-vijoi rrëfimin e tij Platini I cili është I bindur se është viktimë e një manovre për ta penguar atë të kandidonte për postin e presidentit të FIFA-pas një muaji, kupton se I githë ky ishte konspiracion dhe ti nis mbrojtjen, kërkon të gjesh mbrojtjen e duhur, por në fund e di se nuk do të fitosh kurrë. Nuk donin më që unë të isha president I UEFA dhe të bëhesha president I FIFA’.

Sfidanti.al