“Plasi” demokracia te gjigandët anglezë, tifozët në bordin e klubeve!

E premtoi i pari Çelsi dhe tani duket se do ta bëjnë edhe të tjerë. Përfaqësues të tifogrupeve do të jenë në tryezat ku merren vendime për drejtimin e klubeve, të paktën në 6 më të fuqishmit, ata që deshën të formonin Superligën e dështuar Europiane. Mediat angleze njoftojnë se pas Çelsit, edhe Mançester Siti, Mançester Junajtidi, Liverpuli, Totenhemi dhe Arsenali do të pranojnë tifozë në bordin drejtues, si shenjë që ata kanë ndryshuar dhe se nuk do të bëjnë asgjë në të ardhmen pa u këshilluar me bazën. Disa nga pronarët janë amerikanë, si tek Junajtidi, Arsenali, Liverpuli, ai i Çelsit është rus, i Sitit nga Lindja e Mesme, ndërsa vetëm i Totenhemit është britanik. Ideja e Superligës Europiane ishte sipas modelit amerikan ku klubet janë kompani private, dhe mund të ndryshojnë madje edhe qytetin, ndërsa në Europë funksionon krejtësisht ndryshe.

Sfidanti.al