Në Japoni, një peticion onlinë që kërkon anulimin e Lojërave Olimpike mblodhi mbi 200 mijë firma në vetëm 2 ditë. Kjo është ajo që bën të ditur agjencia e lajmeve Kyodo News sipas së cilës, peticioni që iu ishte drejtuar presidentit të IOC, Thomas Bach, kryeministrit japonez Yoshihide Suga dhe përfaqësuesve të tjerë të Komitetit Organizator, thekson se Lojërat nuk duhet të zhvillohen për të mbrojtur jetët e njerëzve.
Shqetësimi për mbajtjen e këtij kompeticioni lind edhe nga fakti se në Japoni është vaksinuar vetëm 3% e popullsisë
‘Duke parë rrethanat në të cilat ndodhemi, është e pamundur që Lojërat Olimpike të Tokios të zhvillohen në siguri të plotë-theksohet në versionin anglez të peticionit të lancuar të mërkurën në mesditë në platformën change.org nga avokati Kenji Utsunomiya, që disa herë ka kandiduar për të qenë Guvernator i Tokios.
Sfidanti.al