“La Gazeta delo Sport” nuk ka dyshim për cilësitë e shqiptarit, veçse nuk harron të shtojë se ai ka 4 ndeshje në dispozicion për të treguar veten. Marash Kumbulla është një 20-vjeçar me disa probleme, por edhe me karrierë shumë të mirë deri tani, ndërsa tek Roma është kthyer për të luajtur këtë pjesë të fundit të sezonit, nën vëzhgimin e trajnerit të ardhshëm Zhoze Murinjo. Shqiptari shpesh ka pasur telashe, një muaj jashtë me koronavirus dhe dy herë dëmtime që e kanë lënë 6 javë pa luajtur, pra nuk ka mundur të punojë në vazhdimësi për t’u përshtatur siç duhet me shokët e repartit, sidomos në një pozicion kaq delikat sa qendra e mbrojtjes. Gjithsesi, “La Gazeta delo Sport” thekson se statistikat janë të qarta, me Kumbullën në fushë Roma fiton 58 për qind të ndeshjeve, ndërsa pa të vetëm 48 për qind. Me shqiptarin titullar, ekipi pëson 1.37 gola për ndeshje, ndërsa në mungesë të tij 1.6. Gjithsesi, këto 4 javë do ta tregojnë vlerën e vërtetë të shqiptarit që vjet e kërkuan edhe Napoli, Interi e Juventusi.
Sfidanti.al