‘Nuk do të bëjmë blerje të kushtueshme. Kemi një skuadër të re dhe shumë të fortë me një potencial të madh dhe në këtë këndvështrim nuk jam i shqetësua’-Kjo është ajo që deklaroi presidenti i Bayernit të Mynihit, herbert Hainer për të përditshmen gjermane ‘Bild’ në prag të ndeshjes së Bundesligës me Borussia Moenchengladbach ku skuadra bavareze mund të fitojë titullin e 9 radhazi kampion të Gjermanisë, duke përjashtuar blerjet e mëdha në merkaton e verës
Bayerni, që ka marrë tashmë trajnerin 33 vjecar Julian Nagelsmann i cili kushtoi 25 milionë Euro, do të duhet të bëjë llogaritë me krizën e shkaktuar nga pandemia. Hainer, në fakt, nënvizoi edhe këtë fakt.
‘Financat e klubit janë prekur nga fakti që shumë ndeshje janë luajtur pa tifozë me të ardhura rreth 150 milionë Euro më të pakta që nga marsi i 2020-shtoi Hainer.
Përvec ish trajnerit të Leipzig, kampionët e Gjermanisë siguruan edhe mbrojtësin francës Dayot Upamecano për 42.5 milionë Euro. Por në fund të sezonit, Bayerni do të humbasë David Alaban, Jerome Boateng dhe Javi Martinez të cilëve u skadon kontrata.
Sfidanti.al