Plani i Realit të Madridit për Kejn; Bejl dhe 150 milionë Euro

Reali i Madridit ka nisur kërkimet për gjetjen e një formule për të bindur pronarin e Totenhemit, Daniel Levi për të pranuar nisjen e bisedimeve për Herri Kejn. Për momentin skuadra londineze këmbëngul në dqëndrimin e saj për të mos e lejuar sulmuesin 24 vjecar të largohet, por presidenti i’Los Blancos’, Florentino Perez e ka një as nën mëmgë që mund të thyejë rezistencën e ‘Hotspurs’

Kampionët e Spanjës  po mendojnë që të përfshijnë në operacionin për Kejn edhe Garet Bejl në mënyrë që të ulin vlerën e kartonit të sulmuesit anglez dhe të detyrojnë Levin që të pranojë negociatat. Tek ‘Los Blancos’ janë të bindur se rilkthimi i Bejl te Totenhemi ku ai u shndërrua në një yll, do të ketë një efekt të madh te tifozeria e kësaj skuadre . Bejl do të ulte  çmimin e Kejn me 50 milionë kështu që Reali do të ofrojë përvec tij edhe 150 milionë euro të tjerë, duke qenë se Tottenhemi  nuk kërkon më pak se 200 milionë Euro për anglezin.

Por Reali i Madridit do të duhet të përballet me konkurrencën e Mançester Junajtid për Garet Bejl me synimin për të përforcuar skuadrën dhe të tentojë fitimin në Premier Leaguen angleze.Kejn e mbylli vitin 2017 si shënuesi më i mirë me 57 gola dhe së fundmi ka shprehur dëshirën për të mbyllur karrierën e tij te Totenhemi, pavarësisht presionit të Realit të Madridit për futbollistin.

Sfidanti.al