Pas 3 barazimeve radhazi, Mançester Junajtid arriti të marrë një fitore në kampionat. Në mbrëmjen e së hënës, Djajtë e Kuq iu imponuan Evertonit në ‘Goodison Park’ me rezultatin 2-0. Në konferencën për shtyp, trajneri Murinjo u shfaq si zakonisht dhe këtë radhë portugezi nuk ngurroi të lëshojë thumba ndaj Pol Skolls i cili e ka kritikuar shpesh Murinjon.
‘E vetmja gjë që bën Skolls është kritika dhe jo komenti i ndeshjes-tha Murinjo-preferoj të mendoj për të si një futbollist dhe jo si një komentator. Nëse një ditë ai do të bëhet trajner shpresoj që të arrijë 25% të sukseseve që kam pasur unë. 25% e 25 titujve janë 6 trofe,kështu që do të ishte dicka shumë e mirë për të.
Sfidanti.al