Plani i UEFA për Euro 2020, vaksina për 600 futbollistë të grumbulluar

UEFA nëpërmjet Komisionit Mjekësor të saj po punon për përgatitjen e një protokolli për të garantuar një evropian të qetë dhe pa raste me coronavirus. Sipas ‘Corriere Dello Sport’ plani parashikon vaksinimin e 600 futbollistëve të skuadrave të kualifikuara(25 lojtarë për secilën përfaqësuese) dhe të të gjithë stafeve teknike dhe delegacioneve.

Është kjo, mënyra e vetme për të zhvilluar një turne pa kurthe virale që ekzistojnë ende, sic tregon dhe rasti i përfaqësueses italiane. Dhe duket se ishte pikërisht Italia që u shndërrua në vatër infeksioni me 20 persona të prekur në total nga Covid-19, futbollistë dhe staf, që bënë që te UEFA të rritet vigjilenca. Mbrojtja nga protokollet e UEFA dhe Federatave të të 55 vendeve nuk mjaftojnë më për të bërë futbollin imun ndaj infektimeve. Për të pasur një turne pa Covid në fushën e lojës dhe në tribuna duhet që të gjithë të jenë të vaksinuar apo imunizuar.

Sfidanti.al