Antonio Conte nuk e fshehu aspak entuziazmin e tij për suksesin e Interit ndaj Cagliarit që e afrojnë akoma më shumë skuadrën zikaltër me titullin kampion. Interi me këtë sukses, e coi sërish në 11 pikë diferencën me rivalët e Milanit, ndërkohë që regjistroi edhe fitoren e 11 radhazi në kampionat
‘Numri i ndeshjeve po ulet gjithnjë e më shumë dhe fitoret tani vlejnë 6 pikë-tha Conte-Milan kishte fituar dhe për ne ishte shumë e rëndësishme që të ruanim diferencat. Nuk është e lehtë, por po mësohemi. Për shumë këtu është hera e parë që gjenden nën një presion të tillë, që të luajnë gjithnjë për të fituar. Jam shumë i kënaqur. Më pëlqen shumë të fitoj’.
Sfidanti.al