Flick me dyshime dhe mungesa: Duhet të ruajmë qetësinë

Pas humbjes 2-3 me PSG në Ligën e Kampioneve dhe barazimit 1-1 me Union Berlin në kampionat, trajneri i Bayernit të Mynihut, Hansi Flick theksoi se skuadra e tij duhet të ruajë qetësinë, me  bavarezët që të martën do të tentojnë që bëjnë përmbysjen në rezultat  ndaj Paris Saint Germainit për të vijuar punën për mbrojtjen e titullit kampion të Evropës.

‘Duhet të mbledhim forcat dhe të qetësohemi, lojtarët duhet të rikuperojnë mirë pas cdio ndeshjeje dhe të ngrenë kokë-tha Flick-do të ishte mirë që të kishim fituar ndaj Union Berlin, por tani duhet të përqendrohemi te Champions League, duhet të tentojmë të shënojmë 2 gola më shumë se kundërshtarët. E ndjej se futbollistët mezi po presin të luajnë këtë ndeshje’.

Megjithatë Flick ka problemet e tij në skuadër. Kështu Coman u zëvendësua të shtunën për shkak të një problemi në gju, por po përmirësohet dhe shenjat janë se ai mund të stërvitet këtë të hënë. Por Jerome Boateng është në dyshim. Lucas Hernandez e Jamal Musiala janë rikuperuar, ndërsa Leon Goretzka me shumë mundësi do të mungojë ndaj PSG, ndërsa mungesa e Leëandoëskit është e sigurt.

Sfidanti.al