Arjen Robben u kthye këtë të diel të grumbullohet me skuadren e Groningen dhe u aktivizua në minutat e fundit në ndeshjen e kampionatit holandez ndaj Heerenven. Në moshën 37 vjecare, për Robben është hera e parë që zbret në fushën e lojës që nga 18 tetori pasi kaloi dëmtimin e radhës muskular.
Robben zëvendësoi në këtë ndeshje Alessio da Cruz në minutën e 78, pak minuta përpara se Heerenven të merrte avantazhin në rezultat. Por holandezi nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij të evitojë humbjen 2-0 ndaj miqve që e shënuan golin e dytë në minutën e 86 me Tibor Halilovic.
Arjen Robben në korrik të 2019 deklaroi tërheqjen nga futbolli kur ishte ende në radhët e Bayernit të Mynihut, por pas disa muajsh I habiti të gjithë, kur në 2020 deklaroi kthimin në futbollin e luajtur për të luajtur me Groningenin ku u formua si futbollist.
Sfidanti.al