Olympiacos fiton klasiken greke dhe kampionatin

dhe mbylli përfundimisht llogaritë me titullin e 46 kampion në historinë e tij, 7 javë përpara përfundimit të sezonit. Skuadra e drejtuar nga portugezi Pedro Martins regjistroi titullin e dytë radhazi në kampionatin grek pasi iu imponua rivalëve historikë të Panathinaikos

Dominimi i skuadrës kampione ishte absolut; me një avantazh prej 22 pikësh kundrejt Aris të Selanikut në vëndin e dytë dhe në 29 ndeshje ka humbur vetëm 1 sfidë atë me Panathinaikos në 14 shkurt. Revanshi në këtë klasike urealizua falë një dygolëshi të egjiptianit Hassan Koka që ia lehtësoi gjërat përsa i përket reagimit pas golit të avantazhit të Panathinaikos me Machedan nga pika e bardhë e 11 metërshit

Pas 5 minutash, Koka hyri në fushën e lojës dhe rezultoi vendimtar teksa shënoi golin e barazimit për Olympiacosin. Ndëshkimi me karton të kuq i Ivan Bebek ia lehtësoi akoma më shumë gjërat skuadrës nga Pireu. Bruma në minutën e 72 dha një pasim te Koka që shënoi edhe golin e avantazhit në 2-1, ndërsa në minutat shtesë vetë Bruma vulosi fitoren 3-1 të Olympiacosit që është e 24 për këtë skuadër fitoi edhe titullin e radhës në Ligën Greke

Sfidanti.al