Fred më në fund shënon për Man. Junajtidin pas 73 gjuajtjeve

Roi Kin, ish-kapiteni i “djajve të kuq”, nuk ia kurseu kritikat në rolin e opinionistit duke thënë se mesfushori brazilian ishte një katastrofë në fushën e lojës dhe se goli ishte e vetmja gjë e bukur e tij. Jo vetëm kaq, por Kini theksoi se ai pati frikë që Fred do ta humbiste edhe rastin e pastër që pati, sepse gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë i pasaktë. “Ai shënoi golin e parë pas 73 gjuajtjeve në portë, – tha irlandezi, – unë pata frikë se edhe atë gol do ta humbiste. Ai luajti shumë keq, ishte thjesht loja e skuadrës që i dha mundësi të shënonte. Aksioni ishte shumë i bukur, mbrojtja e Totenhemit gaboi, dhe Fredi u ndodh në vendin e duhur”.

Sfidanti.al