Pjanic-Lautaro; gjithnjë e më pranë Barcelonës

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për merkaton e transferimeve në kohën e coronavirusit. Gjithcka ndodh në aksin Milano-Torino-Barcelona dhe përfshihen Juventus,Inter e Barcelona. E përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ i dedikon një faqe të tërë lajmit se Barcelona ka marrë ‘Po-në’ përfundimtare të Miralem Pjanic  dhe Lautaro Martinez për kalimin e tyre te skuadra blaugrana.

Mësohet se klubi katalanas i ofroi Interit dhe Juventusit  edhe futbollistë të tjerë të një niveli të lartë; Rafinha Alcantara, Samuel Umtiti e Arturo Vidal te zikaltrit e Nelson Semedo  te Juventus, ndërsa Ivan Rakitic iu është ofruar të dy klubeve

Ndërkaq përsa i përket Lautaro Martinez vjen një lajm që e afron akoma më shumë sulmuesin me katalanasit me protagonist Lionel Messin. Adrian Ruben Fernandez, një prej zbuluesve të sulmuesit argjentinas tregoi për të përditshmen ‘Sport’: ‘Messi e mori në telefon dhe e do sa më shpejt përkrah tij, nuk kam dyshime-tha Fernandez-janë duke mbyllur operacionin për transferimin e tij te Barcelona. Lautaro do të jetë një zëvendësues i shkëlqyer i Luis Suarez’.

Sfidanti.al