Kore e Jugut, kukulla seksi në stadium në vend të tifozëve; FC Seul kërkon ndjesë

FC Seul kërkon ndjesë në mënyrë zyrtare për vendosjen e kukullave të seksit në tribunat e stadiumit bosh për ndeshjen e së dielës në kampionatin koreanojugor me Gëangju të fituar 1-0. Edhe pse shprehu një ndjesë të sinqertë, klubi specifikoi se bëhej fjalë për manekinë dhe jo për kukulla seksi(duke cituar fjalët siguruese të prodhuesve të këtyre kukullave) dhe se ato u vendosuën për të krijuar një element argëtues.

Por ajo që nuk sqaroi klubi në komunikatën e tij ishte se përse vendosi të kontaktojë me një ndërmarrje që prodhon kukulla të tilla ose përse thuajse të gjithë manekinët në stadium kishin tipare femërore.

Sfidanti.al