Pioli nuk pranon të dalë në “shesh” dhe fshihet pas kartës së skuadrës së “dobët”

Trajneri i Milanit. Stefano Pioli nuk e pranon aspak se Milani mund të jetë favorit për titullin. Duke iu referuar faktit që Juventus nuk ka ndeshje në Europë, ai etiketon pikërisht bardhezinjtë si më të favorizuar në këtë garë.

“Mund të thuhet se po ecim mirë. Ne duam të gjejmë qëndrueshmëri për të bërë mirë në ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Nesër në Dortmund është ndeshja më e rëndësishme. Ne gjithmonë kemi jetuar me një ekuilibër të madh, derbi nuk ishte fundi i rrugëtimit tonë, por një fillim i ri. Tani nuk jemi perfekt, nuk jemi pa të meta, por mund të bëjmë performancën tonë më të mirë nesër. Ka katër skuadra që luftojnë për titullin me Juventusin si favorië, sepse të mos luash në kupa të jep disa pikë më shumë”.

sfidanti.al