Pike, ‘padroni’ i Kupës Davis, zbulon: Edhe Messi është në kompani

Xherard Pike udhëtoi drejt Madridit për të qenë i pranishëm në shortin e formatit të ri të Kupës Davis që do të mbahet në ‘Caja Magica’ te kryeqytetit spanjoll në 18-24 nëntor.

Mbrojtësi i Barcelonës që është presidenti i Grupit Investitor Kosmos që ka fituar të drejtën e këtij turneu për 25 vitet e ardhshme foli për mediat të pranishme në këtë eveniment duke zbuluar se në këtë kompani është edhe Lionel Messi.

‘Me Leon njihem prej 18 vitesh dhe jemi mësuar që të shkëbejmë mendime, ide e projekte-tha Pike-Messi e adhuron tenisin dhe donte të ishte pjesë e këtij projekti. Ishte dicka natyrale’

sfidanti.al