Pike: Juventus e meritoi dhe mund të jetë kampion i Europës!

Një katalanas i vërtetë, por edhe një kampion i madh. Gerard Pikesë nuk i ishin error sytë nga eleminimi për të mos thënë të vërtetat. Mbrojtësi i qendrës s’e pati problem t’i jepte hakun kundërshtarit pasi kaloi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. “Juventusi është një ekip i madh, – tha Pike, – në vija të përgjithshme ishte më i mirë se ne dhe meritoi të kalonte. i uroj më të mirën, sepse realisht mund ta fitojnë titullin”.

Duke spjeguar ndeshjen, numri 3 pohoi se ishte shumë e vështirë. “Ne luajtëm fort, krijuam raste, por duhej të kapërcenim një mal të tërë, nuk ishte e thënë që të ndodhte, – vazhdoi Pike, – (juventinët) janë italianë, dinë të mbrohen mirë pasi e kanë specialitetin e tyre, erdhën këtu për të luajtur futbollin e tyre dhe e bënë”.

Gjithsesi, qendërmbrojtësi u ndje krenar në fund të takimit. “Një eleminim i rëndë, por kur tifozët këndojnë në këtë mënyrë në fund të ndeshjes, kjo mbetet e paharrueshme, – theksoi ai, – nuk e kam parë shpesh “Kamp Noun” kështu dhe kjo më emocionon dhe më bën krenar”. Tashmë, Pike e kthen gjithë vëmendjen në “El Klasikon” e Madridit: “Duhet të shkojmë dhe të fitojmë, vitet e fundit na ka shkuar mbarë, nuk jemi në formën tonë më të mirë, por edhe mund të fitojmë”.

Sfidanti.al