“Burrat kanë frikë prej meje”. Kështu thoshte disa kohë më parë Serena Uilliams, tenistja më “mashkullore” në botën e femrave. Natyrisht, mashkullore në aspektin figurativ, për shkak të forcës së saj aq të madhe, pasi biologjikisht ajo ka qenë gjithnjë femër. Tashmë, që një burrë nuk pati frikë prej saj, Serena do të bëhet nënë. Babai i foshnjës që pritet të lindë është i fejuari i Serenës, Aleksis Ohanian, që është dy vjet më i ri se “nusja” e tij.
Vetë tenistja e madhe amerikane postoi një foto me barkun e saj të fryrë duke shkruar nën të “edhe 20 javë), pra rreth 5 muaj. Mediat kanë spekulluar duke shkruar se ndoshta Serena mund të ketë qenë në fazat e hershme të shtatzanisë që në Grand Slemin e Australisë në Melburn, gjatë muajit janar.
Sfidanti.al