Polonia humbet “pjesët” përpara Shqipërisë

Jo vetëm Shqipëria, edhe Polonia humbet pjesë të rëndësishme në prag të ndeshjes së kundër kuqezinjve më 26 mars në Varshavë. Së fundmi, sulmuesi i tyre, Adam Buksa pësoi një dëmtim në muskulin e pulpës dhe do të rikthehet në dispozicion të Udineses vetëm pas pauzës që sjellin ekipet përfaqësuese. Pavarësisht se nuk është një titullar fiks, Buksa ka zhvilluar 25 ndeshje me Poloninë. Një tjetër mungesë e sigurt për sfidën kundër kuqezinjve është edhe portieri, Łukasz Skorupski.

sfidanti.al