Totenhemi është i vetmi ekip konkurret i Celsit për titullin kampion në Premierë Ligën angleze, duke qenë se largësia, tanimë, është ulur në katër pikë dhe finishi i këtij sezoni pritet që të jetë mjaft interesant. Totenhemi zotëron, aktualisht, një formë të shkëlqyer, ndërsa Celsi ka pësuar një rënie të vogël në lojën e tij, sidomos, një goditje e fortë për të ishte humbja në fushën e vet (1-2) nga Kristall Pallasi. Klubi i Totenhemit, në dallim nga Celsi dhe dy Mançesterët, ka investuar shumë para më pak për ekipin e vet që, momentalisht, po arrin rezultate fantastike.
Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poketoni, e quajti indirekt Celsin një ekip artificial, të krijuar me shumë para. “Nëse kini parasysh se nga vimë ne, kjo është një periudhë fantastike për Totenhemin. Ekipi ynë nuk është krijuar në mënyrë artificiale. Nuk kanë rëndësi vetëm investimet, paratë nuk janë gjithçka për të krijuar një ekip të fortë. Totenhemi është një ekip i vërtetë, një proces tamam i natyrshëm, gjë që, në botën e sotme futbollistike, është një dukuri mjaft e rrallë”, thotë Poketino.
sfidanti.al