Të gjithë thërrasin Muçi, Silvinjo pret urdhër nga ..lart!

 

Dikur thonin “hip këtu dhe shiko Stambollin’, tani thonë “Shko në Turqi dhe shiko golat e Muçit!”. Edhe këtë javë, sulmuesi i Trabzonsporit ka pervjedhur  skenën e ndeshjes,  pasi i hoqi “trurin “ mbrojtjes së Rizesporit , duke i dhënë pasin e  triumfit, shokut të tij të ekipit, Zobkov.

Të gjithë thërrasin emrin e Ernest Muçit, vetëm Silvinjo nuk i dëgjon thirrjet sepse ..e ka të ndaluar të heqë tapat nga veshët. Cfarë nuk dëgjon,lloj- lloj tradhetish kuqezi,  por cili trajner nacionale nuk do donte një talent goli në ekip. Silvinjo e mban larg Muçin sepse nuk është  punë golash,  sepse edhe sytë i kërcejnë “samba”, por janë “shkesët “ që e sollën trajnerin në Tiranë që i kanë vënë .. kufirin tek thana…  .

Pyetja që lind të ç‘armatos fare: Po Muçi pse flet vetëm me këmbë, duke bërë gola dhe nuk flet me gojë per braktisjen spektakolare?   Apo ka zgjedhur ndryshe:  shpërfilljen ndaj tij në Kombëtare po e lufton me vepra  dhe aspak siç do të donin “pronaret e Kombetares”. . Muçi nuk  është nga ata që jep intervista, por  s’është  as trim para mikrofonit. Nuk dorezohet dhe si shoku i tij  Cikalleshi, që i plasën shpirtin në një labirinth djallëzish, derisa ia mbathi “krenar” nga Kombëtarja…

Sfidanti.al