Një shprehje e vjetër thotë: “Druri ka dalë nga xheneti” dhe në Vlorë shpesh herë preferojnë ta vendosin edhe në praktikë. Njerëzit që në 6 ditë të javës krenohen me Flamurin, në të shtatën që Zoti e krijoi për të pushuar, relaksohen duke sharë në kor kundërshtarët. E bëjnë këtë me të njëjtin pasion sikur këndojnë edhe rreshtat e himnit të Flamurit, a thua se ata qindra elbasanllinj janë të njerkës dhe jo të të njëjtës familje me emrin Shqipëri.
Dhe sikur të mos mjaftonin thirrjet e turpshme në kor nga fëmijët e një grupi që nuk ka asnjë lidhje me ultrasit, si për Iftar, me të rënë nata, vlonjatët i ftuan miqtë në një duel tërësisht “fetar” me shkopinj e hunj. Thuhet që shumë prej tyre shfrynë edhe mllefin e mungesës së ujit edhe pse tubi i ardhur nga Turqia në kohë rekord (me ndihmën e president Idrizit) ua zgjidhi hallet e rubinetit, por gjithsesi mesa duket nuk i ka larë ende nga mëkatet dhe mllefi që kanë kundër sistemit…
Nga Pirro Bardhyli

