James nënshkruan kontratë të re me Chelsea-n

Chelsea ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin dhe kapitenin e skuadrës, Reece James, i cili do të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’ deri në vitin 2032. Kontrata e re zgjat edhe gjashtë vjet më shumë se marrëveshja e mëparshme që skadonte në qershor 2028, duke treguar besimin dhe vlerësimin e klubit për kontributin e tij gjatë viteve.

James u rrit në Akademinë prestigjioze të Chelsea-t që në moshën 6-vjeçare dhe ka kaluar të gjithë rrugëtimin e tij drejt ekipit të parë, ku ka mbledhur mbi 200 paraqitje dhe ka ngritur pesë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve në 2021 dhe dy herë Botërorin për Klube të FIFA-s. Me fanellën e kapitenit në mbi 50 ndeshje, ai ka treguar lidership dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.