Përshëndetja ushtarake e Demiral, Nevded: Nuk dhunon kodin tonë të disiplinës

Demiral dhe skuadra përfaqësuese turke janë vënë në qendër të polemikave për përshëndetjen ushtarake të kryer në sfidat më kombëtaren shqiptare dhe Francën për kualifikueset e Euro 2020 dhe që përkuan me nisjen e ofensivës së ushtrisë turke ndaj kurdëve në Sirinë e Veriut. Vetë futbollisti I Juventusit I shtoi polemikat teksa deklaroi mbështetjen për këtë ndërmarrje , por ky qëndrim I tij duket se nuk I ka shqetësuar shumë drejtuesit e Zonjës së Vjetër.

‘Kam folur me Demiral, donim të kuptonim mendimin e tij kur ai bëri atë gjest që e bëri edhe e gjithë skuadra. Presim vlerësimin e organeve kompetente dhe vendimet e tyre-tha zëvendëspresidenti I Juventusit, Pavel Nedved teksa iu përgjigj pyetjes së një prej aksionerëve në lidhje me gjestin e Demiral me kombëtaren.

‘Gjesti I Demiral, edhe pse I fortë nuk është një dhunim I Kodit të Displinës-shtoi Nedved, ndërkohë që Andrea Anjeli nga ana e tij tha se është një episode që ka të bëjë me të gjithë futbollistët e përfaqësueses turke

Sfidanti.al