S’ke faj që harrove Megajer, ishte hera e parë si kapiten

Në prag të duelit mes Partizanit dhe Mançester Junajtidit, ndodhi diçka e çuditshme. Në mesin e fushës ishin tre gjyqarët dhe kapiteni i vendasve, portieri Stojkoviç, por hedhja e monedhës nuk mund të bëhej. Stojkoviç u kujtua dhe ia bëri me shenjë gjyqtarit kryesor, që mungonte kapiteni i Junajtidit. Atëherë, arbitri e thirri, “Megajer”, “Harri”. Në atë moment, mbrojtësi i qendrës u kujtua se duhej të paraqitur për ceremoninë e shkurtër tradicionale ku përcaktohen portat e çdo ekipi dhe kush do ta nisë topin e parë nga loja. Gazetat britanike bënë shaka për lojtarin e ardhur nga Leisteri: “Është hera e parë, Megajer, apo jo?”

Sfidanti.al