Anjeli thumbon Konten: Në 2012 nuk ishte aspak e lehtë

Andrea Anjeli mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e ortakëve ku gjeti mundësinë që të thumbojë Antonio Konten që aktualisht është trajner I Interit. Edhe pse nuk e përmendi emrin e tij, ishte e qartë që presidenti I Juventusit iu referua pikërisht ish trajnerit të Zonjës së Vjetër që në vitin 2012 për 6 muaj u skualifikua për shkak të hetimeve për trukime ndeshjesh.

‘Në ato vite u përballëm me shumë vështirësi-tha Andrea Anjeli-ishte një periudhë intensive dhe me peshë për ata që punonin në klub. Mendoj cështjen e trukuimeve të ndeshjeve që përfshiu punonjës të Juventusit në vitin 2012, për ngjarje që kishin ndodhur në klube të tjerë. Cili është ai klub që do të qëndronte 6 muaj pa trajnerin e parë në pankinë? Mendoj për hetimet Alto Piemonte dhe atë pasardhëse antimafia’

Në vitin 2012 doli dhe vendimi që përfshinte edhe Konten; Komisioni I Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit që e skualifikoi atë për 10 muaj, një dënim që u ul në 4 nga Gjykata Kombetare e Arbitrazhit Sportiv sepse Konte si trajner I Sienës nuk I dinte trukimet e ndeshjeve të Serisë B me Novarën(2-2 në 30 prill 2011), dhe me Albinolefen(humbje 1-0 në 29 maj 2011)

Krejt ndryshe foli Anjeli për ish trajnerin te Juventusit, Masimiliano Alegri të cilin e falenderoi.

‘Një mendim shkon edhe për Alegrin, vendimtar në rritjen e Juventusit. Pjesëmarrja e vazhdueshme në fazat finale të Ligës së Kampioneve tregon se tashmë jemi mes klubeve më të mëdhenj të Evropës-tha presidenti I Zonjës së Vjetër, Andrea Anjeli.

Sfidanti.al