‘Jeep’ pasuron më shumë Juventusin; 25 milionë Euro të tjerë në vit

Kompania ‘Jeep’ do të pasurojë akoma më shumë Juventusin teksa do të shtojë në arkat e klubit torinez edhe 25 milionë Euro të tjerë në vit për sezonet  2019/2020  dhe 2020/2021 që përkojne edhe me vitet e kontratës së sponsorizimit të kompanisë Juventusi. Klubi kampion I Italisë e bëri të ditur lajmin paraditen e kësaj të enjteje gjatë Asamblesë së zhvilluar me aksionerët në Allianz Stadium ku temë ishte edhe miratimi I bilancit financiar për sezonin 2018/2019.

‘Bëjmë të ditur se duke marrë në konsideratë, paraqitjen e shkëlqyer sportive të skuadrës së parë që solli edhe në përmirësimin e saj në renditjen e UEFA dhe falë rritjes së shikueshmërisë së brandit të Juventusit në nivel global, Juventus dhe FCA Italy arritën një akord opër rritjen e shifrës së sponsorizimit të ‘Jeep’ me 25 milionë Euro në sezon për periudhën 2019/20 dhe 2020/21-lexohet në një komunikatë të klubit bardhezi-nuk ndryshojnë kushtet e tjera të parashikuar në kontratën që u nënshkrua në 2012 dhe që është bë fuqi deri në 30 qershor të 2021. Po kështu me consensus, juventusi e FCA arritën një marrëveshje për të nisur përpara kohës së parashikuar në kontratë, bisedimet për rinovimin e kontratës së sponsorizimit’.

Sfidanti.al