Paska qënë lojë kur Ronaldo “sulmonte” të pandreqshmin Isko…

Mediumet italianë shkruan se prioritet kryesor gjatë sezonin veror të transferimeve do të jetë mesfushori i Realit të Madridit, Isko. “Zonja e vjetër” torineze tanimë ka siguruar firmën e Aron Remzit, por, sidoqoftë, trajneri Masimo Alegri e do me çdo kusht Iskon 26-vjeçar në ekipin e tij, ndërkohë që ky pjesëtar i përfaqësueses spanjolle, qëkur në krye të ekipit galaktikas ka ardhur trajneri i ri, Santiago Solari, më shumë po ngroh stolin e rezervave, kështu që i pakënaqur ai do që të ndërrojë mjedis.
Thuhet se Juventusi ka hyrë tanimë në kontakt me agjentët e Iskos, duke filluar bisedimet përkatëse në Torino. Sidoqoftë, sigurimi i shërbimeve të Iskos nuk do të jetë i lehtë, pasi konkurrenca është e madhe dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, nuk do ta lëshojë atë, po nuk iu dërgua ndonjë ofertë mbi 100 milionë euro.
Sfidanti.al