Alonso pragmatist : Përse të shkosh te Bajerni, kur luan me Çelsin?

Bajerni i Mynihut vazhdon përpjekjet që që të sigurojë shërbimet e futbollistit të ri të Çelsit, Kalum Hadson-Odoj (18 vjeç), ndërkohë që bashkëlojtari i tij, Markos Alonso, thotë se nuk e kupton logjikën e kalimit te Bajerni nga klubi londinez. Futbollisti spanjoll (Alonso) shpreh habinë se përse dikush që luan me Çelsin, do të dojë të shkojë te Bajerni.
“Kalumi është një futbollist i mirë, por edhe i ri. Ai duhet të tregohet i duruar, sepse do të vijë koha e tij që luajë me ekipin e parë të Çelsit. Ai i ka të gjitha cilësitë që të bëhet një lojtar shumë i mirë. Por, përse Bajerni? Çelsi është një klub i madh, ndërsa Premier Liga është kampionti më interesant në botë. Me të vërtetë, unë nuk e kuptoj se përse dikush do të dojë të shkojë te Bajerni, kur ndodhet te Çelsi?”, bën pyetjen Alonso.
Sfidanti.al