‘Para për të tërë’; futbolli botëror shpenzoi 1.2 mld Euro në merkaton e janarit

Futbolli botëror ka qenë aktiv në merkaton e muajit janar. Sipas të dhënave zyrtare të FIFA, klubet gjatë këtij sesioni kanë shpenzuar plot 1.2 miliardë Euro për blerje futbollistësh, shifër kjo që është 19.4% më e lartë se ajo e shpenzuar në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.

Kjo është hera e dytë që niveli i shpenzimeve në merkaton dimërore e kalon nivelin e 1 miliard Eurove, hera e parë ishte pikërisht vitin e kaluar, Në total, në janar të 2019 u kompletuan 591 blerje, 10.3% më shumë se në 2018. Vlen të theksohet se në këtë përllogaritje të FIFA janë bërë vetëm operacionet mes klubeve të Federatave të ndryshme.

Investimi më i madh në këtë pikë është bërë në 5 Ligat më të rëndësishme të Evropës; Angli, Itali, Gjermani, Spanjë e Francë që zënë 59.1% të shpenzimeve totale ose e thënë ndryshe 730 milionë Euro, 37.5% më pak se në 2018. Theksohet se në këtë pikë të dhënat u përkasin klubeve të Divizioneve të para të kampionateve të këtyre vendeve.

sfidanti.al