Riberi për Bajernin: Do ta lë klubin si një zotëri

Frank Riberi mund të lërë Bajernin e Mynihut në qershor. Në muajt në vazhdim, francezi që shumë shpejt do të festojë 36 vjetorin e lindjes, do të diskutojë me drejtuesit e klubit bavarez në lidhje me të ardhmen e tij te kampionët e Gjermanisë.

Në një intervistë për ‘L’Equipe’, Riberi ka folur për gjithcka ka përjetuar te Bajerni gjatë 12 sezoneve që është aktivizuar me këtë skuadër. Francezi theksoi se e kuptoi që do të kishte karrierë të gjatë te bajerni që në momentin e mbërritjes së tij në Mynih.

‘E kuptova shumë shpejt se Bajerni ishte klubi im-tregon Riberi-e ndjeva se ishte për mua, që ky klub i kishte gjithcka që më duheshin për të fituar tituj. Raportet e mia me drejtuesit dhe tifozët kanë qenë të mira që nga fillimi, madje pas 2-3 muajsh ato ishin të konsoliduara. Në prill do të mbush 36 vjec dhe në Mynih kam kaluar 1/3 e jetës sime dhe më shumë se 2/3 e karrierës sime.Kjo do të thotë dicka’
Riberi deklaroi se për të Bajerni është një familje për të.

‘A është dicka e rrallë të bësh karriere në një klub? Bajerni është familje-vijoi Riberi-klubi më lejoi që në fillim që të shprehem. Bajerni më pranoi për atë që isha. këtu të gjithë janë të qartë, sikurse edhe unë. Askush nuk është shtirur, mes nesh nuk ka pasur hipokrizi. E gjithë kjo i shkon për shtat temperamentit tim. Nëse do të largohem naga Bajerni, do ta lë klubin si një zotëri’

sfidanti.al