Ernesto Valverde dhe Barcelona do të bashkëpunojnë së bashku edhe sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas bëri të ditur zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin deri në vitin 2020 me opsion rinovimin e saj edhe për një vit tjetër. Trajneri 55 vjecar tashmë e ka nënshkruar kontratën e tij të re me Barcelonën.
Në momentin e hedhjes së firmës në kontratën e re të Valverdes ishin të pranishëm presidenti Josep Maria Bartomeu dhe vetë agjenti i trajnerit, Injaki Ibanjes.
Rinovimi i kontratës së Valverdes me Barcelonën është një lajm i mirë edhe për vetë futbollistët të cilëve u pëlqen puna me trajnerin e tyre. Ky rinovim shuan përfundimisht të gjitha dilemat për të ardhmen e Valverdes i cili vendosi të ndërmarrë këtë hap pikërish në momentin më vendimtar të sezonit për të qenë i qetë në punën e tij.
sfidanti.al