Ousmane Dembele për rekord botëror, mund të largohet nga PSG

Sulmuesi i PSG, Ousmane Dembele i transferuar një muaj më parë në Paris pasi mbylli aventurën me Barcelonën, mund të largohet edhe nga klubi parizien që në merkaton e janarit. Lajmin e bën të ditur gazeta “Mundo Deportivo” që shton se PSG kërkon ta huazojë pasi në ndeshjet e para duket një lojtar i humbur dhe pa asnjë lidhje me skuadrën që ka ndërtuar Luis Enrique.

Asnjë gol në këtë fillim-sezoni për 26-vjeçarin që mendon të largohet nga Ligue 1. Në ndjekje të Dembele janë disa klube angleze me Tottenham në radhë të parë por edhe Arsenal dhe West Ham.

sfidanti.al