Fitorja historike e Newcastle thyen disa rekorde njëherësh

Newcastle vendos rekord sezonal por më shumë se kaq edhe një rekord historik që nuk e kishte regjistruar asnjë skuadër në historinë më shumë se 1-shekullore të Premier League. Në transfertën e Sheffield United, “qymirxhinjtë” triumfuan me rezultatin 8-0, fitorja më e thellë në këtë sezon në Premier dhe njëkohësisht në 5 kampionatet kryesore të kontinentit. Gjithsesi, ajo që bën bujë është fakti që të gjithë golat janë shënuar nga autorë të ndryshëm. Një statistikë e tillë nuk është regjistruar asnjëherë në Premier League çka përbën një rekord më vete. Kjo është gjithashtu fitorja më e thellë e arritur në transfertë në ekipi i Newcastle.

sfidanti.al