Nuk ndodh në Laç, grusht arbitrit në Itali dhe përjashtim 5 vjet

Ka deklaruar se do t’i japë fund me futbollin cilido që të jetë dënimi, dhe këtë e shprehu përpara vendimit të Komisionit të Disiplinës. Një trajner futbolli u kthye në agresor të egër ndaj arbitrit në një ligë të ulët në Itali, ku ekipi i tij, Karpinjano po luante në fushën e Olexho Kastelos. Trajneri Xhovani Aloizi shkoi me vrap dhe goditi gjyqtarin Andrea Felis, pasi ky i fundit i kishte treguar kartonin e kuq. Goditja në nofull bëri arbitri ta ndërpriste ndeshjen për shkak të dhimbjeve. Më pas, Aloizi shkoi në dhomën e arbitrave dhe deklaroi se ishte gati t’i jepte të dëmtuarit dëshpërblim aq sa do të duhej. Gjithsesi, dënimi ishte me 5 vjet përjashtim nga çdo rol në futboll, ndërsa vetë trajneri deklaroi se do të largohej për fare nga futbolli, pasi ndjente turp për atë që bëri.

Sfidanti.al