Kombëtarja, frika ishte për Baren, por dëmtimi na la pa Abrashin

Në Spanjë, mesfushori i Espanjolit e mori veten dhe është i gatshëm për të luajtur për ekipin kombëtar, përveçse nëse pëson ndonjë lëndim këtë fundjavë. Keidi Bare e kaloi pa problem dëmtimin ndaj Alaveshit dhe pritet të aktivizohet ndaj Realit të Madridit në La Liga, veçse lajmet e këqija vijnë nga Zvicra. Amir Abrashi është sërish i padisponueshëm për shkak të problemeve fizike. Mesfushori 31-vjeçar sapo ishte kthyer nga dëmtimi i parë pësuar në fillim të shtatorit me kombëtaren, por ndjeu shqetësime muskulore pas ndeshjes së Grasshopersit me Luganon (1-1). Pasi mungoi fillimisht për 3 javë, Abrashi nuk do të luajë për 6 javë të tjera, që do të thotë se Shqipëria nuk do ta ketë për ndeshjet e tetorit në eleminatoret e Kupës së Botës ndaj Hungarisë në Budapest dhe Polonisë në “Arenën Air Albania”.

Sfidanti.al