Nojer rikthehet pas 8 muajsh; ne fushen e lojes ne Gjermani-Austri

Manuel Nojer do te rikthehet te shkele fushen e gjelber te futbollit pas shume muajsh. Portieri i Bajernit te mynihut qr vuajti nje demtim te rende ne kembe do te jete mes shtyllave ne ndeshjen miqesore qe Gjermania do te luaje diten e shtune ndaj Austrise.

Ai qe e konfirmoi kete ishte pergatitesi i portiereve ne perfaqesuesen gjermane, Andreas Kepke pas nje seance stervitore te kryer ne Alpet Italiane.

‘Manuel Nojer  do te luaje nese nuk do te dale gje qe ta pengoje-tha Kepke-ka nevoje per keto miqesore do te jene nje test i vertete. Me pas do te vendosim nese do ta marrim ate ne Boteror’.

Joakim Lev kishte deklaruar se nese Nojer do te vije ne Boteror, do te luaje si titullar qe do te thote se Ter Shtegen qe e zevendesoi ate gjate ketyre muajve, do te behet serish portieri zevendesues.

‘Kemi folur me Ter Shtegen dhe e kupton situaten-vijoi Kepke-Nojer eshte kapiteni yne, kampion bote. Sigurisht Mark deshiron te luaje, por mund ta administroje kete situate’.

Sfidanti.al