Peticion kundër Ramosit për rekord : Brenda disa orësh mëse 100 000 firma!

Në internet ka nisur një peticion që u drejtohet UEFA-s dhe FIFA-s, të cilave u kërkohet që të dënojnë kapitenin e Realit të Madridit, Serhio Ramos, sepse ai e dëmtoi qëllimisht Mohamed Salahun gjatë ndeshjes finale të Champions-it mes Realit dhe Liverpulit. Deri tani, ky peticion është nënshkruar mëse 100 000 herë!

“Ramosi përbën një shembull të tmerrshëm për brezat e ardhshëm të futbollit. Në vend që ta arrijë fitoren me ndershmëri, ai shfrytëzon mënyra që nuk janë korrekte. UEFA dhe FIFA duhet të marrin masa kundër Ramosit dhe lojtarëve të tjerë të ngjajshëm me të”, vihet në dukje në peticionin e lartpërmendur.

Sfidanti.a’