Mark Andre Ter Shtegen kohët e fundit shfaqi pakënaqësitë e tij për faktin që vazhdon të jetë zëvendësuesi I Manuel Nojer në kombëtaren gjermane edhe pse ka qenë në një formë shumë më të mirë se kapiteni I ‘Panzerave’. Vetë Nojer ka reaguar ndaj deklaratave të portierit të Barcelonës duke I kërkuar të mendojë për më të mirën e skuadrës.
‘Jam një futbollist skuadre dhe gjithnjë mendoj për më të mirën e grupit-tha Nojet në një intervistë për Sky-nuk e di nëse dicka e tillë është e mirë për ekipin sidomos kur bëhet fjalë për pozicionin tonë’
Nojer theksoi gjithashtu se Ter Shtegen nuk shfaqi pakënaqësi gjatë kohës që skuadra gjermane po përgatitej për ndeshjen me Holandën dhe shtoi se e kupton shumë mirë se kush nuk aktivizohet nuk është I kënaqur, por theksoi se përvec Ter Shtegenit ka edhe portierë të tjerë që po presin mundësinë e tyre si Kevin Trap dhe Bernd Leno.
‘Kemi shumë portierë të mirë-vijoi Nojer-diskutimi nuk është I drejtë për respekt të Bernd Lenos dhe Kevin Trap. E kuptoj se kush nuk luan është I pakënaqur, por ai që ka më shumë rëndësi është suksesi I skuadrës dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin’.
Sfidanti.al