Në Xhiron e Spanjës; ciklisti I propozon të dashurës në mes të etapës

Hesus Ezkerra I skuadrës Burgos BH, pati një gëzim të madh në etapën e fundit të Xhiros së Spanjës, por që nuk ka të bëjë aspak me rezultatin e saj. Ciklisti spanjoll, në mes të kësaj etape që nisi nga Fuenlabrada dhe që u mbyll në Madrid, I propozoi për martesë të dashurës së tij e cila ishte në një prej makinave të skuadrës së tij.

Vajza ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur Ezkerra iu afrua dritares dhe nxori një unazë  që e befasoi të dashurën e tij me këtë të fundit që më pas e mori duke dhënë përgjigje positive. ‘Kjo ishte fitorja ime-tha ciklisti që ishte në qiellin e shtatë

Nuk është hera e parë që një ciklist një veprim të ngjashëm edhe pse nuk bëhet fjalë për një propozim martese. Në 2017, në Xhiron e Italisë së këtij viti, ishte belgu Kamoenaerts që në një etapë kronometër individual hapi bluzën e tij dhe kraharorin e kishte të pikturuar kërkesën për takim me një vajzë.

Burgos BH, është një prej 4 skuadrave që morën ftesë në këtë edicion të Xhiros së Spanjës madje duke regjistruar edhe një fitore atë të Anhel Madrasos në etapën e mbyllur në Havalambre

Sfidanti.al