Nejmar thyen heshtjen pas telenovelës së tij të gjatë për kthimin e mundshëm te Barcelona, një lëvizje kjo që nuk u konkretizua me brazilianin që qëndroi te Paris Sën Zhermen. Sulmuesi e bëri këtë pas ndeshjes me Strasburgun teksa ndihmoi skuadrën e tij të fitojë 1-0 teksa shënoi një supergol me roveshatë.
‘E gjithë bota e dinte që doja të largohesha, e bëra shumë të qartë-tha Nejmar për gazetarët-nuk dua të hyj në detaje, pasi preken edhe persona të tjerë. Por unë vazhdoj të jem lojtar I Paris sën Zhermenit dhe synimi im është të jem I lumtur në fushën e lojës. Mendja ime tani është e përqendruar te PSG’
Nejmar foli edhe për arsyet që ai dëshironte të linte skuadrën kampione të Francës.
‘Gjithnjë e kam thënë qartë se nuk kam asgjë kundër Paris Sën Zhermenit apo tifozëve-vijoi sulmuesi 27 vjecar-nëse nuk ndihesh mirë në një punë, kërkon tjetër. Nuk kasha asgjë me klubin, ishin motive personale. Kisha arsyet e mia për t’u larguar, e thashë qartë, bëra gjithcka munda, por për fat të keq nuk më lanë. Është dicka që ka kaluar. Kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për atë cfarë ndodhi, pasi tani mendoj vetëm për PSG’
Në ndeshjen me Strasburgun, tifozët e paris Sën Zhermenit e fyen dhe e fërshëllyen nejmarim për shkak të asaj që ndodhi gjatë kësaj vere.
‘Është dicka e trishtueshme-tha Nejmar-por tani e di se sa herë do të luaj në Paris për mua do të jetë sikur po luaj në transfertë. Tifozët duhet të mbështesin ekipin gjatë 90 minutave, kjo është më e rëndësishme se fërshëllimi I futbollistëve. Ata që e kaluan kohën në këtë ndeshje duke fërshëllyer, në fund u detyruan të festojnë’.
Sfidanti.al