‘Violinës I mungon një kordë të të tingëllojë mirë-ky është reagimi I shfaqur nga vëllai I Paulo Dibalës në rrjetet sociale pas lënies sërish jashtë ekipi të futbollistit nga ana e trajnerit Mauricio Sarri. Është ky një mesazh thumbues që konfirmon momentin delikat të sulmuesit argjentinas që edhe në ndeshjen me Fiorentinën qëndroi në stol, ndërkohë që këtë sezon Sarri e ka aktivizuar atë veteëm në ndeshjen me Napolin për 14 minuta, shumë pak për Dibalën që tashmë e sheh veten të parakalohet edhe nga Higuain te hierarkitë e skuadrës torineze
Për shkak edhe të dëmtimeve të Daglas Kostës, Pjanic e Danilos në Firence, Dibala u detyua që të shohë edhe këtë radhë të shohë shokët e skuadrës nga stoli gjatë gjithë 90 minutave. Dhe vëllai I tij vendosi të nënvizojë këtë situatë për të disatën herë në rrjetet sociale duke përdorur shumë pak fjalë për të vënë në dukje mungesën e një elementi cilësor si Paula te ky Juventus, një futbollist që është në gjendje që të vërë më mirë në lëvizje skuadrën me veprimet e tij teknike.
Sfidanti.al