Futbolli italian, për fat të keq, ka një histori “të pasur” me ndeshje me rezultate të paracaktuar dhe të manipuluar, ndërkohë që edhe tani në dritë ka dalë një histori tjetër e këtij lloji. Stoperi i Xhenovës, Armando Ico, ndodhet në bankën e të akuzuarve, për shkak të përfshirjes në fiksimin e ndeshjeve të futbollit. Federata e Futbollit të Italisë ka kërkuar gjashtë vite pezullim dhe një gjobë prej 20 000 eurosh për këtë futbollist lidhur me dy ndeshje, ndërsa ai luante për Avelinon. Fjala është për ndeshje të vitit 2014, më saktë, për dy ndeshje, njëra për humbjen e Avelinos nga Modena 1-0 dhe tjetra lidhur fitoren e saj ndaj Rexhinës 3-0.
Këto dy ndeshje ishin të fundit që Ico luajti me Avelinon, para se të shkonte te Xhenova. Vitin e kaluar, ky futbollist 25-vjeçar u thirr, për herë të parë, në ekipin përfaqësues të Italisë. “Kjo është një goditje rëndë, nuk e prisja. E vërteta do të triumfojë, por, momentalisht, po kaloi net plot me ankthe. Kam frikë se mos humbasë përfaqësuesen, fëmijtë… Kam biseduar 10 minuta me Venturën, të gjithë më mbështesin”, tha vetë futbollisti Ico që u pyet nga media lidhur me këtë temë.
sfidanti.al