Kampionati evropian i atletikës në salla të mbyllura në Beograd që, sipas pjesëmarrësve, ishte organizuar shumë mirë, sidoqoftë, nuk kaloi pa një incident të vogël. Sikurse bën të ditur media serbe, kërcyesi së gjati nga Shqipëria, Izmir Smajlaj, që zuri vendin e parë në këtë garë me rezultatin 8.08 m, duke u shpallur kampion i Evropës, ovacioneve të tifozëve që ndodheshin në tribunat e “Kombank Arenës” të Beogradit iu përgjigj, duke bërë më duar krahët e shqiponjës së Shqipërisë, sikurse duket, për të treguar vendin, nga i cili ai ishte. Të pranishmit, në momentin e parë, nuk e panë gjestin e atletit shqiptar, kurse, pak kohë më vonë, filluan që ta fishkëllenin “gjestin nacionalist” të tij, shkruan media serbe.
sfidanti.al