Simone Inzagi do të mbetet në krye të Lacios edhe gjatë tre sezoneve të ardhshëm, pasi ky specialist futbolli ra dakord me kushtet e klubit roman për vazhdimin e bashkëpunimit. Në fakt, për Inzagin tregoi interes edhe Juventusi mbas largimit të Masimo Alegrit, kështu që Lacio i ofroi menjëherë Inzagit kotnratë të re.
“Ne nënshkruam kontratë të re me Inzagin. Unë e kam ditur që më parë se Simome do të vazhdonte të qëndronte në klubin tonë dhe tani ne këtë gjë e zyrtarizuam. Gjatë tre viteve të fundit, ne kemi qenë fare afër dhe tani shpresojmë se do të arrijmë ta realizojmë objektivin tonë – pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve”, deklaroi presidenti i Lacios, Klaudio Lotito.
Me Simone Inzagin në krye, Lacio triumfoi në Kupën e Italisë, ndërkohë që, në bazë të kontratës së re, ky trajner 43-vjeçar do të ketë një pagë prej dy milionë eurosh për sezon.
Sfidanti.al