Milani nuk lodhet me baste? Le ta provojë dhe Maldini me Xhampaolon

Legjenda e futbollit italian, Paolo Maldini, do të jetë drejtori teknik i ri i Milanit, ndërkohë që në stolin e drejtimit të “rosonerëve” do të ulet trajneri i deritanishëm i Sampdorias, Marko Xhampaolo, shkruan “Gazeta delo Sport”.

Maldini në këtë detyrë do të zëvendësojë brazilianin Leonardo që e ka mbajtur këtë funksion që nga 2018. Lidhur me caktimin e Maldinit në detyrën e drejtorit teknik të Milanit, trajneri legjendar italian, Arrigo Saki, deklaroi se “Paolo është njeriu i duhur për këtë pozicion dhe se tifozët e duan atë”.

Marko Xhampaolo sezonin e kaluar ka drejtuar Sampdorian e Xhenovës që zuri vendin e 9-të me 53 pikë në Serinë A.

Sfidanti.al