Nga i larguar te qëndrimi në Napoli; Hysaj bisedime për rinovimin

Me ardhjen e Gennaro Gattusos në stolin e Napolit ka ndryshuar dukshëm për mirë situata e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare Elseid Hysaj me shkodranin që është aktivizuar më shumë  gjatë kësaj periudhe. Gjerat kanë arritur deri në atë pikë sa futbollisti po bisedon për rinovimin e kontratës me Napolin, kur vetëm përpara pak kohësh flitej për një largim të sigurt të tij. Agjenti i futbollistit, Mario Giuffredi shpjegoi situatën e Hysajt te Napoli  duke shprehur mirënjohjen ndaj De Laurentiis për mënyrën sesi e trajtoi mbrojtësin shqiptar.

‘Nuk kam pasur asnjë problem me De Laurenttis dhe gjithcka e kam bërë duke i lënë të gjithë të kënaqur-tha Giuffredi-sigurisht ka pasur disa debate për Mario Rui, Di Lorenzon, Hysajn, por kjo nuk më bën të ndryshoj opinion për atë si person. Kur Hysaj u transferua te Napoli përfitonte 500 mijë Euro, por nuk ishte klienti im. Gjatë kampionatit, e mora nën kujdesin tim dhe presidenti u soll si një zotëri i vërtetë, duke i ofruar  një kontratë të re dhe duke ia njohur cilësitë’.

Më pas Giuffredi pranoi se Bayerni i Mynihut kishte bërë vërtet një ofertë për Elseid Hysaj.

‘Oferta e Bayernit për Hysaj ekzistonte dhe nuk duhet harruar që në kohën e Sarrit ishte një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë në Itali, duke lënë mënjanë kohën e Ancelottit, me Gattuson po shohim të njëjtin Hysaj si në kohët e Sarrit. Gattuso dhe De Laurentiis duan ta mabjnë, kemi folur për rinovimin, por nuk është cështje parash, i takon atij të vendosë ap jo. Po paguan ende ‘djegien’ prej 1 viti e gjysmë me Ancelottin’.

Sfidanti.al