Lille fitoi ndaj Paris Saint Germainit në Parkun e Princave dhe i merr kreun e renditjes skuadrës së Mauricio Pochettinos. Ishte një ndeshje me nervozizëm ku Neymar pati përplasje në dhomat e zhveshjes pasi u ndëshkua me karton të kuq për akumulim të 2 kartonave të verdhë.
Pjesa e dytë nisi keq për Paris Saint Germainin me Neymar që u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në minutën e 48 pasi vendosi dorën në fytyrën e Benjamin Andre. Në minutën e 55, Neymar ra në zonë, por arbitri e cilësoi si simulim të brazilianit. Por kartonin e kuq Neymar e mori në fundin e ndeshjes kur humbi toruan dhe ndërhyri ashpër ndaj Djalo, edhe ky u ndëshkua me karton të kuq.
Zënka vijoi edhe në tunelin për në dhomat e zhveshjes dhe futbollistët u ndanë vetëm nga punonjësit e sigurisë dhe stafi.
Sfidanti.al