Juventus, parrullë e tifozëve të zemëruar: Mendoni vetëm për milionat

Orët e fundit te Juventus ka pasur kontestime. Pas humbjes me Beneventon përpara pauzës së ndeshjeve të kombëtareve dhe polemikave të krijuara nga festa që solli mosgrumbullimin në skuadër të McKennie, Arthur dhe Dybalës, tifozët bardhezinj mbajtën një qëndrim shumë kritik ndaj skuadrës së tyre duke shpalosur një parrullë në Continassa paraditen e kësaj të shtune kur u zhvillua edhe derbi mes Juventusit e Torinos

‘Keni përzemër vetëm rrjetet sociale, sponsorët dhe milionat. Mendoni për derbin! Shfaqni kurajon’. Mesazhi ishte i qartë, tifozët e Juventusit janë të zhgënjyer teksa shohin skuadrën e tyre shumë larg kreut dhe jashtë Ligës së Kampioneve dhe kërkonin një reagim nga Chiellini e lojtarët e tjerë pasi Juventusi tani rrezikon vërtet të mos kualifikohet në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm. Por mesa duket kjo parrullë nuk pati shumë efekt pasi Juventus barazoi 2-2 ndaj Torinos dhe në 7 prill do të presë Napolin për sfidën e prapambetur me bardhezinjtë që nuk duket se janë në momentin e tyre më të mirë.

Sfidanti.al